Rita Ora mban fjalën/ Ndërton shtëpinë e familjes Sala të prekur nga tërmeti

Rita Ora mban fjalën/ Ndërton shtëpinë e familjes Sala të prekur nga tërmeti

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ishte një ndër personazhet publike që premtoi se do të ndihmonte shqiptarët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.





Familja Sala është një ndër familjet e shumta që u prekën nga lëkundjen e tërmetit të 26 nëntorit, në fshatin Pinar, Tiranë.

Rita premtoi se do të ndihmonte familjen e përbërë nga gjashtë pjestarë, duke u ndërtuar një shtëpi, dhe këngëtarja e ka mbajtur fjalën, duke ndërtuar banesën e re për familjen brenda një kohe rekord, rreth 2 muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t´u japë çelësin familjarëve.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Faleminderit nga ❤ Rita”, shkruan Erion Veliaj.

TAGS