Rita Ora me poza atraktive e veshur kuq e zi
17:38 | 08/30/2019
Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa imazhe para performancës në Kroaci.
Rita Ora ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat u shfaq tejet joshëse, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja këto imazhe i shkëputi nga një prej koncerteve të saj, ku kishte zgjedhur të vishej kuq e zi.
“Shihemi sonte 🇭🇷”, janë fjalët që Rita ua la imazheve, në të cilat shfaqet tejet joshëse nga prapaskenat e koncertit.
Për ndryshe, Rita Ora së fundi ka performuar në Rusi, në “New Wave”, garë të cilën e fitoi shqiptarja, Inis Neziri. /Lajmi.net/