Rita Ora nis përgatitjet për “Met Gala”

Rita Ora nis përgatitjet për “Met Gala”

Ani pse është shumë e zënë me turne, Rita nuk e ndal asnjëherë aktivitetin fizik në palestër.

Rita Ora ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në palestër e veshur me veshje sportive, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmes mbishkrimit që ia ka lënë fotos, ka lënë të kuptohet se po ushtrohet për të pasur trupin perfekt në eventin “Met Gala”.

“S’ka ditë pushimi. Përgatitjet për Met Gala”, ka shkruar Rita në foto.

Për ndryshe, “Carry On” titullohet kënga e fundit nga Rita Ora, që e solli në duet me Kygon dhe është kolonë zanore e “Detective Pikachu”.

Kujtojmë se eventi presitigjioz do të mbaet më 6 maj, në muzeun metropolitan të arteve në Nju Jork. /Lajmi.net/

TAGS