Rita Ora reagon sërish: Sot në ditëlindjen time ju ftoj ta ndihmoni Shqipërinë

Rita Ora reagon sërish: Sot në ditëlindjen time ju ftoj ta ndihmoni Shqipërinë
19:51 | 26 Nentor 2019

Rita Ora ka thënë se bashkëndjen dhimbjen me shqiptarët.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se është prekur tej mase nga tragjedia që ndodhi në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se në atje ka familjarë e miq dhe i ka lutur të gjithë që të ndihmojnë.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për ata në Shqipëri. 16 kanë vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time u bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni. Të gjitha lutjet e mia janë për ju Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora./Lajmi.net/

TAGS