Rita Ora thotë se nuk do ta harrojë kurrë vizitën e fundit në Kosovë

Rita Ora thotë se nuk do ta harrojë kurrë vizitën e fundit në Kosovë

Rita Ora e kujton vizitën e fundit në Kosovë dhe thotë se nuk do ta harroj kurrë.

Rita Ora më datën 8 të këtij muaji vizitoi vendlindjen e saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij muaji, këngëtarja Rita Ora ka qëndruar tre ditë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Ndërsa para pak minutash ajo e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës është shprehur se nuk do ta harrojë kurrë vizitën që i bëri vendlindjes.

“Kujtimet qe UNICEF më dha në vendlindjen time, ishte diçka që vërtetë nuk di ta harroj kurrë”, ka thënë Rita./Lajmi.net/

TAGS