RMV, janë arrestuar disa persona për ryshfet zgjedhor

RMV, janë arrestuar disa persona për ryshfet zgjedhor

Disa persona janë arrestuar në fshatin Erxhelija, për shkak të dyshimit se janë të përfshirë në ryshfet zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftoi Policia, dje zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike dhe Stacionit Policor gjatë SPB Sveti Nikole në bashkëveprim me zyrtarët policorë të SPB Shtip të Byrosë për Sigurim Publik kanë kryer bastisje te katër persona nga Erxhelija.

Te Z.Z. dhe I.V. (janë gjetur 4.000 denarë dhe material propagandues nga një parti politike, derisa te prindërit e tij me të cilët jetojnë bashkë janë gjetur 60.000 denarë në apoenë nga 2.000 denarë), te D.V. (janë gjetur 3.500 euro dhe material propagandues të një partie politike) dhe te S.I. (janë gjetur 10.000 denarë, material propagandues të një partie politike).

Gjatë kontrollit në një veturë është parkuar në oborr të S.I., ndërkaq i njëjti në pronësi të B.T., gjithashtu nga Erxhelija, është gjetur lista e 20 personave.

Në lidhje me listën e gjetur është thirrur personi B.T. dhe i njëjti gjatë bisedës ka pranuar se në muajin maj nga ana e SPB Shtip i është dorëzuar padi penale sipas nenit 215 nga Kodi Penal, gjatë së cilës i njëjti është drejtuar te S.I. ndërkaq ai i ka premtuar se do t’i ndihmojë B.T. nëse siguron 20 votues për një parti politike.

Pas këtij premtimi, B.T., ka kryer trysni te personat nga lista dhe i ka bindur të njëjtit që ta votojnë partinë që të mos shkojë në burg. Pas kësaj, B.T., bashkë me S.I. listën e votuesve potencial e kanë dorëzuar në parti.

Është kryer konsultim me SPB Sveti Nikole, pas së cilës është dhënë urdhër që të gjithë personat të privohen nga liria, të kryhet bisedë me të gjithë personat që janë në listë, por edhe me persona tjerë lidhur me personat e theksuar, të kontrollohet prejardhja e parave dhe materiali propagandues.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe dukatave të B.T.-së përpara prokurorit të Sveti Nikoles është konstatuar se ekziston vepër penale sipas nenit 162 paragrafi 1 nga Kodi Pnela dhe janë dhënë urdhra që të kryejnë konsultime me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, pas së cilës është konstatuar vepra e njëjtë penale. S.I. është mbajtur në stacion policor.