Robert Berisha i kërkon falje publikisht ish-bashkëshortes: I kam borxh tërë jetën

Robert Berisha i kërkon falje publikisht ish-bashkëshortes: I kam borxh tërë jetën
Tash esht Koha

Këngëtari Robert Berisha i ka kërkuar falje publikisht ish-bashkëshortes Nora Istrefit, gjatë një lidhje live në emisionin ‘Shqipëria Live’. Teksa foli për projektin e tij më të ri të titulluar ‘Kërkoj falje’, Roberti përmndi dhe përsonat të cilëve ua ka dedikuar vargjet.





Gjatë fjalës së tij, Roberti tha se do të jetë gjithmonë borxhli ndaj Norës, si nëna e vajzës së tij teksa i kërkoi dhe falje pa përmendur detaje.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

Kujtojmë se, dyshja i dha fund martesës pak kohë më parë, por ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndonëse kjo edhe për shkak të vajzës së tyre Rene.

Tash esht Koha
TAGS