Robert Berisha vijon me deklaratat e bujshme: Nuk lihet burri për një gabim dhe pastaj thonë ‘Çfarë bëra’

Robert Berisha vijon me deklaratat e bujshme: Nuk lihet burri për një gabim dhe pastaj thonë ‘Çfarë bëra’

Robert Berisha ka vijuar sërish me deklaratat e bëra për marrëdhënien në çift. I ftuar tek “E Diell”, ai ka thënë se nuk lihet burri për një gabim. “Nuk ja vlen të humbësh një burrë të suksesshëm, punëtor, që t’i plotëson të gjitha kushtet, të dashuron, rrit fëmijët, për një gabim të vogël. S’po them vetëm për tradhëti, gabime ka të ndryshme. Për shembull shkon pi me shoqërinë dhe nuk lajmëron.





Pastaj gruaja të nxjerr prej shtëpie dhe thotë ‘O çfarë bëra!’ Mos i keqkuptoni gjërat që them”, – është shprehur Robert Berisha. Kujtojmë se pak javë më parë, këngëtari u shpreh se sa më shumë gabime të bëjnë femrat aq më shumë rritet numri i dashnoreve të burrave. Deklaratë kjo për të cilën u kryqëzua në rrjetet sociale.

TAGS