Robertson pas barazimit: Liverpool akoma jep 100%

Robertson pas barazimit: Liverpool akoma jep 100%

Andrew Robertson ka thënë se Liverpool nuk kanë humbur interesimin në ndeshjet e Premierligës as pas shpalljes kampion.

‘Reds’ mposhteshin 4:0 nga Manchester City në ndeshjen e parë si kampionët e Premierligës, kurse ata kanë gabuar edhe së fundmi.

Në shtëpi, kundër Burnley, Liverpool nuk morën më shumë sesa një barazim 1:1. Kjo nuk po vjen si pasojë e vëmendjes, pasi Andrew Robertson thotë se skuadra po jep maksimumin.

“Salah pati një gjuajtje në minutën e 92’ të cilën do ta shënonte nëntë herë nga 10 tentime, kështu që ne po krijojmë akoma shanse”, ka thënë Robertson.

“Ne mund t’iu sigurojmë ju se po punojmë 100% në stërvitje, në ndeshje. Ne jemi mjaftueshëm të mirë për të fituar ndeshje si kjo sot, por nuk shfrytëzuam rastet”, ka thënë tutje skocezi.

Liverpool janë shpallur kampionë në Premierligë dhe janë jashtë Ligës së Kampionëve. Ndeshjet duken si miqësore për ta.