Rolls-Royce ndërpret përkohësisht prodhimin, tregon kur do të fillojë

Rolls-Royce ndërpret përkohësisht prodhimin, tregon kur do të fillojë

Shumë prodhues evropianë të makinave, janë detyruar ta ndërpresin prodhimin

Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi ndonjëherë për Rolls-Royce sa i përket shitjeve, pasi shiti 5,152 njësi më shumë, duke iu falënderuar popullaritetit të Cullinan, makinës së parë SUV, transmeton Telegrafi.

Kjo është një rritje për 25 për qind, për të gjitha shitjet e kompanisë.

Prodhuesi britanik, është duke u përgatitur për ta prezantuar një Ghost tërësisht të ri, ndërsa është parë duke e testuar në rrugë të hapur.

Mirëpo, planet që ka Rolls-Royce mund të mos jenë siç i ka planifikuar, sepse shkaku i përhapjes së coronavirusit, sikur prodhuesit tjerë evropianë, do ta detyrojë që ta ndërpretë prodhimin.

Në një raporti të shpërndarë, Rolls-Royce ka treguar se kur do të fillojë prodhimi nëse normalizohet gjendja, pasi ta ketë ndërprerë atë duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme.

“Për dy javë, nuk do të funksionojë asgjë në repartet tona prodhuese. Vetëm disa punonjës do të punojnë me rotacion nga shtëpitë, ndërsa në fabrikën nuk ndodhet askush”, thuhet në raport.

Ndërprerja e përkohshme e prodhimit, do të bëjë që disa makina që janë planifikuar të dërgohen te klientët në muajin që vjen, do të vonohen për një muaj më shumë.