Roma bindëse ndaj Cagliarit, merr përkohësisht vendin e katërt në renditjen e Serie A

Roma bindëse ndaj Cagliarit, merr përkohësisht vendin e katërt në renditjen e Serie A

Roma bindëse ndaj Cagliarit, merr përkohësisht vendin e katërt në renditjen e Serie A

Skuadra e Romës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

Lojtarët e Claudio Ranieri kanë arritur që të shënojnë fitore bindëse me rezultatin 3:0, para tifozëve të vet, kundër Cagliari, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi qysh në minutën e 5’ të këtij takimi, kur Federico Fazio realizoi për 1:0.

Roma nuk ndal hovin dhe arriti që vetëm pas 3 minutave të realizonte edhe njëherë, me anë të Javier Pastore, për të treguar se nuk do të ketë vështirësi në këtë takim.

Rezultatin dhe tri pikët për këtë ndeshje i siguroi Aleksandar Kolarov, i cili realizoi për 3:0 në minutën e 86’.

Me këtë fitore, Roma ngritët në kuotën e 58 pikëve, me dy pikë më shumë se Milano, të cilët nesër mund të rimarrin pozitën katër. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS