Roma gjithnjë e më afër Elseid Hysaj

Roma gjithnjë e më afër Elseid Hysaj
11:45 | 29 Korrik 2019

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, duket se është afër një aventure të re.

Hysaj pritet të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere, por duket se lojtari shqiptar do të qëndrojë brenda kufijve të Italisë.

Shërbimet e mbrojtësit të krahut tashmë i kërkon skuadra e Romës, e cila e sheh atë si zëvendësues të Karsdorp, transmeton lajmi.net.

Napoli janë të gatshëm të heqin dorë nga kartoni i shqiptarit për 20 milionë euro, e për të arritur këtë shumë, Roma duhet të shes Karsdorp.

Ardhja e Giovanni Di Lorenzo ka bërë që shqiptari të kërkojë skuadër të re, pasi nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse gjatë këtyre ditëve do të finalizohet marrëveshja për transferimin e Hysaj në kryeqytetin e Italisë. /Lajmi.net/

TAGS