Roma pas Pedro Rodriguez

Roma pas Pedro Rodriguez

Roma pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.

‘Giallorossi’ janë duke menduar për fazën e sulmit të skuadrës dhe tashmë në tavolinë ata kanë disa emra.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Roma po përgatit të nis një ofertë për anësorin e Chelsea, Pedro Rodriguez.

32 vjeçari pritet të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe atij akoma nuk i është ofruar një rinovim kontrate.

Pedro gjithashtu është lidhur me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por Roma janë të gatshëm të paguajnë 3 milionë euro për vit, për të siguruar kalimin e spanjollit në ‘Stadio Olimpico’.

Një nga emrat tjerë që po konsiderohet nga Roma është edhe ai i Moise Kean.

MEDIAL.mk