Roma po punon për transferimin e Smalling

Roma po punon për transferimin e Smalling
18:47 | 25 Tetor 2019

Roma veçse ka nisur punimet për të siguruar nënshkrimin e Chris Smalling.

Smalling ka kaluar tek Roma gjatë kësaj vere, në formë huazimi, por duket se ai ka bindur shpejtë drejtuesit e klubit, pasi ata tashmë duan nënshkrimin e tij për një transferim permanent.

Mbrojtësi anglez ka lënë prapa vetës një dëmtim muskulor për të regjistruar disa paraqitje fenomenale.

Tashmë, sipas raportimeve të ‘Gianluca Di Marzio’, bordi i romakëve po bën planet për të siguruar shërbimet e lojtarit për më gjatë sesa parasheh huazimi, transmeton lajmi.net.

Roma ka pagaur 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit në formë huazimi. Mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje për lëvizjen permanente. /Lajmi.net/

TAGS