Roma shpreh besimin ndaj Di Francescos

Roma raportohet se i besoni Eusebio Di Francescos pasi nuk bind nga Paulo Sousa.

U besua se Sousa ishte në listën e emrave për të zëvëndësuar Di Francescon, por Corriere della Sera këmbëngul se këtij të fundit do t’i jipet mundësia të kthejë sezonin për së mbari.

Gazeta sqaron se Giallorosët nuk kanë “plan B” dhe po e përkrahin ish bossin e Sassuolos, për shkak se do të ishte shtrenjtë shkarkimi i tij, duke parë rinovimin e bërë së fundmi.

Sidoqoftë, këtë kosto Roma është e gatshme ta paguajë nëse bëhet fjalë për Antonio Conten, ish trajnerin e Juventusit.

Roma ka pësuar humbje në tri nga katër ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë që të gjejë rrugën e fitores ndaj Forsinones të mërkurën mbrëma.

Di Francesco u lëvdua shumë për qasjen e tij taktike në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por dështoi t’i përmbushë pritjet e këtij sezoni. /Telegrafi/

TAGS