Romancat e VIP-ve shqiptarë që përfunduan në vitin që e lamë pas

Romancat e VIP-ve shqiptarë që përfunduan në vitin që e lamë pas
12:01 | 1 Janar 2020

Jeta private e artistëve tanë ka qenë në fokus të medieve edhe gjatë vitit 2019.

Ashtu sikurse në mbarë botën edhe tek ne nuk mbesin larg vëmendjes së medieve lidhjet dhe ndarjet e të famshmëve, shkruan lajmi.net.

Edhe gjatë këtij viti që e lamë pas disa u martuan, disa filluan romancë e disa i ndanë rrugët, për arsye të ndryshme.

Lajmi.net sjell listën e artistëve që gjatë 2019-ës kanë ndarë rrugët.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Çifti  i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare gjatë verës së vitit 2019.

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në publik, duke u komentuar për muaj të tërë rresht.

Ishte Robert Berisha ai i cili e konfirmoi ndarjen përmes një statusi të gjatë, ku edhe deklaroi se raportet e tyre do të mbeten të mira.

E kjo është parë edhe përmes rrjeteve sociale, ku dyshja i kanë pëlqyer fotografitë e njëri-tjetrit dhe i kanë përkrahur projektet e reja që sollën pas ndarjes.

Për ndryshe, nga martesa e tyre, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë një vajzë, të cilën e pagëzuan Renee.

Stresi dhe Keisi

Një tjetër lidhje që përfundoi gjatë vitit 2019 është edhe ajo e reperit Stresi me partneren Keisi.

Stresi dhe Keisi ishin bashkë për një kohë të gjatë, ndërsa papritmas konfirmuan se kanë ndarë rrugët.

Keisi edhe pas ndarjes nga reperi duket se ka raporte të mira me të dhe familjen e tij, madje e kishte uruar publikisht nënën e Stresit.

Që prej ndarjes nga Keisi, Stresi nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re.

Loredana Zefi dhe Mozzik

Një tjetër çift që gjatë vitit 2019 i dhanë fund romancës së tyre janë edhe Loredana Zefi dhe Mozzik.

Dy artistët që për një kohë po bashkëjetonin, madje kishin plan edhe një turne të përbashkët për vitin 2020, u ndanë papritmas.

Mozzik ka deklaruar se lidhja e tyre përfundoi pasi nuk po funksiononte, por gjithnjë ka shprehur respekt për nënën.

Kjo ngase, Loredana është njëkohësisht edhe nëna e vajzës së tij, Hanës.

Rudina Dembacaj dhe Aleksi

Rudina Dembacaj ka qenë personazh shumë i komentuar muajt e fundit të 2019-ës. Aktorja u komentua për ndarjen nga bashkëshorti, e këtë gjë vendosi ta konfirmone vet në një intervistë televizive.

Ajo mohoi thashethemet se ndarja e tyre erdhi si pasojë e tradhtisë, por pohoi se janë në procedurë të divorcimit.

Megjithatë, Dembacaj ka deklaruar se ndjehet e lumtur për momentin.

Rita Ora dhe Andrew Garfield

Rita Ora në muajt e parë të vitit 2019 ndau rrugët me aktorin Andrew Garfield. Arsyet e ndarjes së tyre nuk u bënë të ditura, por mediet e huaja kishin raportuar se Grafield donte që ta jetonte një jetë më private, kurse popullariteti i Ritës po rritej secilën herë e më shumë.

Pas ndarjes nga Andrew Garfield, Rita Ora është përfolur për një romancë të re me Rafferty Law, me të cilin po aktrojnë në të njëjtin film, por diçka të tillë nuk e kanë pohuar.

Pavarësisht kësaj, ajo përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë. /Lajmi.net/

TAGS