ROMPOJ: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta

ROMPOJ: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta

Pas deklaratës së Presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker se Ballkani Perëndimor duhet integruar në BE që të shmanget përsëritja e viteve të 90-ta, Ish Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj nuk përjashton mundësinë e përsëritjes së luftërave civile, për aq gjatë sa ky rajon mbetet jashtë BE-së.

“BE-ja është projekt i paqes dhe derisa shtetet e Ish Jugosllavisë të bëhen pjesë e familjes evropiane, në një mënyrë ose tjetër, disa si anëtare, të tjerat përmes marrëveshjeve miqësore, në ato vende mund që sërish të shpërthejë luftë qytetare”,ka theksuar Rompoj për televizionin, France 24.