Ronaldo do të mungojë kundër Brescias

Ronaldo do të mungojë kundër Brescias
18:29 | 23 Shtator 2019

Juventus do të paraqitet pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Brescia.

Skuadra e Juventus nuk do të ketë shërbimet e Cristiano Ronaldo për ndeshjen e radhës në kampionatin elitar italian, Serie A.

Numri 7 edhe zyrtarisht nuk do  të udhëtojë drejt Brescias, transmeton lajmi.net.

Më herët, Sarri në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se Ronaldo është në dyshime për udhëtimin e ardhshëm, gjë që tashmë është konfirmuar.

Në listë mungon edhe emri i Mario Mandzukic, pasi ky i fundit po lidhet me një transferim të mundshëm në Katar.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të skuadrës së Juventus për udhëtimin tek Brescia.

TAGS