Ronaldo flet rreth problemeve që ka te Juventusi

Ronaldo flet rreth problemeve që ka te Juventusi
23:50 | 17 Nentor 2019

Cristiano Ronaldo duket se është qetësuar pasi u zëvendësua dy herë për Juventusin javët e fundit, duke zbuluar se ai nuk ka qenë 100 përqind i përshtatshëm.

Ish-sulmuesi i Real Madrid u zëvendësua për herë të parë nga Paulo Dybala në minutën e 82-të të një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës më 6 nëntor.

Ronaldo ishte qartë i irrituar kur bdoli jashtë fushe, duke shkëmbyer fjalë me menaxherin Maurizio Sarri, duke vepruar njëjtë edhe ndaj Milanit në Serie A, përcjell lajmi.net.

“Për tre javët e fundit, unë jam duke luajtur në mënyrë të kufizuar”, u tha ai gazetarëve pasi shënoi golin e 99-të të tij ndërkombëtar në fitoren kualifikuese 2-0 Euro 2020 të Portugalisë ndaj Luksemburgut të dielën. “Nuk kishte polemika, ju krijoni polemika”.

“Nuk më pëlqen të zëvendësohem, por kam luajtur i kufizuar për tre javët e fundit, u përpoqa të ndihmoj Juventusin, madje duke luajtur edhe i dëmtuar”.

“Ende nuk jam 100% por kur bëhet fjalë të sakrifikoj për kombëtaren ose ekipin, e bëj atë me krenari sepse e di se ka pasur shumë ndeshje”.

“Te Juventus, Interi po bën shumë presion. Ne jemi dy pikë përpara, por jemi shumë afër prandaj sakrifikova”, deklaroi ai. /Lajmi.net/ 

TAGS