Ronaldo i bën për ‘pesë pare’ gazetarët me atë që ndodhi në konferencë!

Cristiano
Ronaldo është shfaqur në konferencë për media një ditë para ndeshjes që
Juventusi do ta zhvillojë me Lokomotivën e Moskës në kuadër të UEFA Champions
League.

E
ardhmja, puna me Sarrin, 700 gola në karrierë, për konkurrencën mes Dybala e Higuaín,
Champions League, Topi i Artë, ishin disa prej pyetjeve të shumta që iu bën në
konferencë Cristiano Ronaldos.

Por,
për asnjë minutë, atij nga gazetarët nuk iu përmend kundërshtari i nesërm,
Lokomotiva, apo se sa janë gati për ndeshjen e radhës në Champions League e gjëra
tjera.

Dhe, natyrisht, CR7 s’mund të largohej nga konferenca pa lëshuar ndonjë fjalë;
“Asnjë pyetje për Lokomotivën? E pabesueshme…”, tha duke qeshur 34-vjeçari.

Është
34-vjeçar dhe në shkurt të vitit 2020 do t’i mbushë 35 vjet – por Cristiano
Ronaldo nuk e ka ndërmend t’i varë edhe për shumë vite atletet.

Ish-sulmuesi
i Real Madrid dhe Manchester United, tha ndër të tjera në konferencë për media se
mosha për të është vetëm numër.

Ai
dha sinjale se do të jetë në skenë, duke dhënë më të mirën për Juventusin dhe
Portugalinë edhe për shumë vite.

“Mosha është vetëm numër. Të jesh 34, 35 apo 36-vjeçar s’do të thotë se është fundi karrierës. Mund ta vërtetoj këtë me paraqitjet e mia. Po ndihem shumë më mirë se më parë”. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/