Ronaldo: Juventusi fitoi një pikë që mund të jetë i rëndësishëm në fund të sezonit

Ronaldo: Juventusi fitoi një pikë që mund të jetë i rëndësishëm në fund të sezonit

Romë, 28 shtator 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Juventusit Kristiano Ronaldo e komentoi rezultatin e ndeshjes me Romën (2:2) në gjiron e dytë të kampionatit italian.

“Mendoj se kemi fituar një pikë të rëndësishme. Ndodhi në situatë të vështirë. Madje u kthyem me një lojtar më pak në fushë. Në fund të kampionatit kjo pikë mund të jetë e rëndësishme. Jemi në fillim të sezonit, kemi një trajner të ri, ide të reja, por shoh që ekipi po punon mirë, me entuziazëm. Një e ardhme e ndritur na pret. Shohim që ekipi tani po stërvitet me kënaqësi, me buzëqeshje,” tha Ronaldo.

Portugezi ishte shënuesi i të dy golave në këtë ndeshje. sn/