Ronaldo kujton kohën te Interi: Kishim ekip të mrekullueshëm

Ronaldo kujton kohën te Interi: Kishim ekip të mrekullueshëm

Ronaldo ka thënë se asnjëherë nuk është parë me trajnerin Hecter Cuper, por lëndimet kanë bërë që të mos mundet të luaj.

“Te Interi kishim skuadër fantastike. Se bashku me Bobo Vieri, Clarence Seedorf dhe shumë talente të tjerë. Për fat të keq lëndimet shkaktuan që të mos mundem të luaj për një kohë të gjatë me Vierin. Kur u transferova në Inter, ambienti ishte i mirë dhe fansat besuan që mund të arrinim rezultate të mrekullueshme”.

”Asnjëherë nuk doja të largohesha, pasi u ndjeva si në ‘shtëpi’. Arritëm në një pikë me Cuper, në të cilën nuk mund të bëja asgjë, nuk me trajtoj mirë”, deklaroi ai.

‘Fenomeni’ luajti te “Neurazurët”, gjatë vitit 1997 deri në vitin 2002, gjatë kësaj kohe bëri 68 paraqitje duke shënuar 49 gola. /Lajmi.net/ 

TAGS