Ronaldo me reality show në Facebook

Cristiano Ronaldo raportohet se do të transferohet për 100 milionë euro te Juventusi.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë në mendjen futbollistit gjatë kësaj jave – ai gjithashtu është në bisedime me rrjetin social, Facebook.

Përfaqësuesit e portugezit janë duke zhvilluar bisedime me gjigantin e rrjetit social për reality show që do të kishte 13 episoda.

Kjo mund t’i sillte portugezi edhe 9 milionë euro të tjera, shkruan revista e mirënjohur Variety.

Ronaldo është në bisedime për t’u filmuar për Facebook Watch, platformën video që ka stil televiziv.

Lexo po ashtu:

Shfaqja potenciale, e cila do të jepte një pasqyrë reale të jetës private dhe familjare, do të ishte marrëveshja më e madhe deri më tani e Facebookut.

Theksojmë se Ronaldo me më shumë se 120 milionë ndjekës është sportisti më i popullarizuar në Facebook. /Telegrafi/

TAGS