Ronaldo shpjegon si i erdhi ideja për festimin ‘Siii’

Ronaldo shpjegon si i erdhi ideja për festimin ‘Siii’
12:44 | 19 Dhjetor 2019

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se si ka nisur festimi i tij i veçantë me ‘Siii’.

Pothuasje pas çdo goli, portugezi hidhet në ajër dhe pas rënies në tokë, ai bërtet ‘SIIII’, për të kompletuar festimin e tij.

I pyetur se si kanë nisur këto festime, Ronaldo ka thënë: Unë gjithmonë them se gjërat më të mira ndodhin në një mënyrë natyrale”.

“Unë fillova atë kur ishte te Real Madrid”.

“Kur të gjitha i fituam, ata thanë ‘siii’. Unë fillova ta them atë, nuk e di pse. Kjo erdhi natyrshëm për mua”.

“Më kujtohet para sezoni në Los Anxhelos. Ne luajtëm kundër Chelseas, unë shënova gol dhe bëra këtë festim”.

“Njerëzit më pyetën: Pse e bërë? Unë nuk e di. Unë e bëra atë, natyrshëm”.

Një përshëndetje me ‘Siii’, Ronaldo ka bërë edhe në ceremoninë për Topin e Artë, kur e fitoi të pestin./Lajmi.net/

TAGS