Rooney për përplasjen me portierin: Ishte sikur një aksident me makinë

Rooney për përplasjen me portierin: Ishte sikur një aksident me makinë
18:56 | 26 Maj 2019

Wayne Rooney përjetoi një natë të rëndë, por fatmirësisht pa ndonjë lëndim të rëndë.

DC United luajti si mysafir i New England Revolution, me ndeshjen e cila përfundoi baras 1-1.

Momenti kritik i ndeshje ndodhi në minutën e 56-të, kur portieri vendas Turner u përplas brutalisht me sulmuesin anglez, përcjell lajmi.net.

Pas ndërhyrjes, të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme, Turner u ndëshkua direkt me karton të kuq ndërsa Rooney kishte probleme me vetëdije.

‘’Ishte si një përplasje me makinë’’, tha shkurt ish-sulmuesi i Manchester United pas ndeshjes.

Rooney vazhdoi të luante edhe pas asaj ndërhyrje, duke shënuar golin e barazimit në fundin e ndeshjes nga pika e bardhë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS