Rooney shënon gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në MLS

Rooney shënon gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në MLS

Wayne Rooney ka ofruar shumë momente magjike që prej transferimit të tij në MLS verën e kaluar, por ajo që ai bëri të dielën ishte diçka tjetër.

Në ndeshjen e DC Unitedit kundër Orlando City, legjenda e Manchester Unitedit shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë, pothuajse nga korneri, transmeton Gazeta Express.

Rooney e shënoi këtë gol të mrekullueshëm pak metra larg flamurit të kornerit, duke e çuar topin në cepin e portës së Brian Rowe.

Sulmuesi anglez i ka shënuar tri gola në tri paraqitje këtë vit në MLS. /Gazeta Express/  

TAGS