Rose flet për Eriksen, dëshiron qëndrimin e tij në skuadër

Rose flet për Eriksen, dëshiron qëndrimin e tij në skuadër

Ylli i Tottenham Hotspur, Dany Rose, ka komentuar situatën e shokut të tij të skuadrës, Christian Eriksen.

E ardhmja e mesfushorit danez është në dyshim, me vetëm 14 muaj kontratë të mbetura dhe shokët e skuadrës së tij dëshirojnë që klubi t’ia vazhdojë kontratën.

Një nga të fundit që ka komentuar këtë situatë ishte mbrojtësi Danny Rose, i cili ka thënë se është e rëndësishme për skuadrën që ta mbajnë Eriksen.

Me 14 muaj të mbetur në kontratën e tij, lojtari duket se nuk është as afër që të arrijë ndonjë marrëveshje për rinovim.

Gjithsesi, përkundër kësaj, Rose është nga ata që ka dëshirën e madhe që Eriksen të mbetet, madje është edhe optimist për këtë gjë.

“Është e qartë që është me rëndësi për ne. Nëse sheh në pesë vitet e kaluara që trajneri ishte këtu, Christian ka luajtur shumicën e ndeshjeve. Kjo thotë shumë” ka thënë fillimisht Rose, transmeton lajmi.net.

“Kur Christian nuk luan, ka shumë pikëpyetje nëse ne do të dukemi njësoj. Ai lidh çdo gjë për ne” ka shtuar mbrojtësi anglez.

“Është kënaqësi të luash me të. Ai punon shumë. Është shumë kreativ dhe unë shpresoj se ai do të nënshkruaj. Ne vetëm duhet të presim, të shohim dhe të shpresojmë se ai do ta bëjë këtë” ka shtuar ndër të tjerash Rose.

Tottenham Hotspur dhe Christian Eriksen do të kenë fokusin e tyre në Ligën e Kampionëve, ku përballë do të kenë skuadrën e Ajax Amsterdam. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS