26 June 2018 / 17:51
Gjermania do të japë hapë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Para nisjes së takimit në Luksemburg të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ku do të diskutohet mbi procesin e zgjerimit të BE-së, ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth ka rikonfirmuar se Gjermania do t’i japë një dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave.
Roth ka shprehur vlerësimet për përpjekjet e Shqipërisë mbi sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
Ai ftoi Holandën dhe Francën që t’i bashkohen Gjermanisë në mbështetjen për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Stabiliteti, paqja dhe demokracia luajnë një rol thelbësor për të gjithë ne në BE . Ja pse unë vlerësoj shumë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërmarrë për të forcuar sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit. Gjermania është gati, qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt BE. Ne jemi gati të hapim dritën jeshile dhe do të inkurajoja miqtë tanë, Francën dhe Holandën që të na bashkohen. Mbetem optimist se do ta bëjnë këtë”, tha Roth.