Rozana Radi rrëfen sëmundjen nga e cila vuan: Këto ditë më janë shtuar frikërat

Rozana Radi rrëfen sëmundjen nga e cila vuan: Këto ditë më janë shtuar frikërat

Këngëtarja Rozana Radi e ftuar në një lidhje direkte për emisionin ‘Jo vetëm modë’, tregoi se vuan nga një sëmundje. Ajo shtoi se vuan nga Hipokondria, e cila është një çrregullim kur një person ka frikë të pabazuar se vuan nga sëmundje të ndryshme.





‘Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite’, tha këngëtarja.

Gjatë kësaj periudhë, ku këngëtarja duhet të qëndrojë në karantinë, si masë e ndërmarrë kjo nga qeveria për shkak të COVID-19, këngëtarja tregoi se frikërat i janë shtuar akoma më shumë.

‘Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat. Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale’, u shpreh Rozana.

TAGS