Rrahje në Ilinden: Babai dhe djali e rrahin një djalosh 23 vjeçar

Rrahje në Ilinden: Babai dhe djali e rrahin një djalosh 23 vjeçar

Dje rreth orës 18.40 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup është lajmëruar se në një lokal në lagjen Ilinden është prishur rendi publik nga rrahja midis L.M.(63) dhe djalit të tij S.M.(37) nga njëra anë dhe S.M.(23) nga ana tjetër, transmeton Almakos.

L.M.(63) dhe S.M.(37), pronar të lokalit, nuk i kanë lejuar S.M.(23) që të futet në objekt. Pastaj, S.M.(23) e ka sulmuar L.M., ndërsa ato ia kanë kthyer.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/