Rrebesh golash në Superligë: Gjilani bindës ndaj Lirisë, Ferizaji merr tri pikët ndaj KeK-ut

Rrebesh golash në Superligë: Gjilani bindës ndaj Lirisë, Ferizaji merr tri pikët ndaj KeK-ut
17:49 | 16 Maj 2019

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 32-të në kuadër të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Gjilanit arriti që para tifozëve të vet të ‘shkatërronte’ skuadrën e Lirisë, duke e mposhtur me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e 11’, me anë të Hajdarit, kurse vetëm nëntë minuta më vonë ishte Razak i cili realizoi për 2:0, rezultat ky që vulosi pjesën e parë.

Në pjesën e dytë realizoi Nika nëm inutën e 61’ dhe Razak në minutën e 69’, për fitoren 4:0 të vendasve.

Në anën tjetër, në Obiliq, në ndeshjen e luajtur mes KeK-ut dhe Ferizajit, ishin mysafirët ata që me fitoren 2:5 morën tri pikët.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e 20’, me anë të Cerkinit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, epërsia e tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi ishte Eminhaziri ai që barazoi gjithçka në minutën e 25’.

Në pjesën e dytë, Ferizaj arriti që përsëri të gjente rrugën e golit me anë të Krasniqit, kur po luhej minuta e 50’.

Vendasit barazuan përsëri me anë të Vitijas, por Ferizaji shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Blertonit dhe Bytyqit, në minutat 68’ dhe 70’.

Rezultati 2:5 u vendos në minutën e 89′, me mysafirët që vulosën një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj skuadrës së fundit në tabelë.

Kështu, Gjilani afrohet me dy pikë tek Ballkani, për të mbajtur gjallë shpresat që t’i ikën barazhit, kurse Liria dhe KeK-u mbesin në dy pozitat e fundit ku eliminohen direkt. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS