Rrëfehet aktori shqiptar: Bëj 2-3 punë e s’kam shtëpi, disa nxjerrin by*** në Instagram dhe i kanë të gjitha

Rrëfehet aktori shqiptar: Bëj 2-3 punë e s’kam shtëpi, disa nxjerrin by*** në Instagram dhe i kanë të gjitha
Tash esht Koha
11:54 | 22 Dhjetor 2019

Aktori i njohur është rrëfyer gjatë një interviste.

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj teksa ka folur për karrierën e tij, nuk ka nguruar të flasë dhe për gjendjen ekonomike. Në një intervistë për “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ai tregon se pasuria më e madhe që ka është familja.

“Unë jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë që e kam të shëndoshë si drita, kam një partnere shume të mirë dhe jam shumë i lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale dhe pasuria ime e vetme është familja. Praktikisht nga ana monetare mund të them që jam dhe i varfër”- tregon Visjani.

Por Visjani nuk ka lënë pa komentuar dhe “jetën e Instagramit”, modelin e sotëm të shumë të rinjve aty ku reklamohen veshjet luksoze, shtëpitë dhe makinat e fundit. Ai shokohet se si njerëz që nuk kanë punuar një ditë në jetën e tyre kanë shtëpi dhe makina luksoze.

“Si ka mundësi unë kam gjithë jetën që punoj jam lodhur, kam punuar pa fund, kam bërë 2-3 punë dhe unë s’kam mundësi të blej një shtëpi, një makinë luksoze, si ka mundësi dikush që nuk ka bërë asgjë në jetë, ka nxjerrë vetëm by*** në Instagram ka makinë, ka shtëpi, ka cdo gjë. Kjo gjë më irriton sepse në fund të muajit je aty ju ishe, grop. Në paguhemi mire në krahasim me mesataren por kur vjen fundi i muajit lekët kanë ikur”- rrëfen aktori i humorit.

Tash esht Koha
TAGS