Rrëfehet Elita Rudi, si ia dha flakën dhomës së saj 

Rrëfehet Elita Rudi, si ia dha flakën dhomës së saj 

Elita Rudi tregon një nga momentet më të vështira.

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ishte së fundmi e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, shkruan lajmi.net.

Ajo, gjatë intervistës ku ka folur rreth karrierës, jetës private dhe amësisë, mirëpo e ka treguar edhe një detaj se si ia ka dhënë flakën dhomës së saj kur ishte fëmijë.

Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga një arush që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha ‘diçka po vjen erë e djegur’. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, tha Elita./Lajmi.net/

TAGS