Rrëfehet vëllai i Admir Muratajt që grabiti rreth 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit

Rrëfehet vëllai i Admir Muratajt që grabiti rreth 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë të martën e kaluar pas grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ka dhënë një deklaratë për mediat, teksa këmbëngul se vëllai i tij është përdorur dhe nuk ka qenë organizator në grabitje.

Duke folur për gazetarët nga shtëpia e familjes në Pezë, Murataj u shpreh se pasuria e tij, nuk duhet të sekuestrohet sa kohë që e ka vënë me punën e tij.

Këtu mund ta dëgjoni video-rrëfimin e Cen Murataj

Ai tregon se ka qenë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim nga ana e Policisë, ndërsa i është dashur që të ndryshojë dhe makinat vazhdimisht, për shkak se ishte i përgjuar.

Lexo po ashtu:

Sipas Cenit, Admiri ka mbaruar shkollën pedagogjike, dhe më pas ka punuar dhe një periudhë kohe siu mësues. Më tej ai thotë se dhe vëllai tjetër që është në burg Aleksandër Murataj, “u mbajt peng” nga ana e Policisë, në mënyrë që të arrihej Admiri.

Ai thotë se nga pamjet filmike të banesës së tyre, Aleksandri ka qenë në banesë në ditën kur ka ndodhur një nga grabitjet.

Lexo po ashtu:

“Iku nga mësues mori nusen iku në Greqi. I thashë vëllai ik nga Greqia është Evropa e madhe, të jeni të bindur tek zoti, ka filluar punën në Greqi murator, mori një magazinë supermarket për mirëmbajtje. I ka ndërruar emrat për motive përfitimi, po nuk ishe Thanasi në Greqi nuk t’u hapnin dyert. Më erdhi më tha Greqia ka marrë fund, ka rënë 16 kile në peshë, nuk e kanë njohur si njeri. Kam ngrënë kam pirë me të. Kurrë në jetën time, nuk kam përfituar një 50 cent nga ana familjare, çdo familje është në jetën e tij, ka aktivitetin e tij. Kurse ne kemi dhe zakon barra e vëllait më ra mua do ta heq dhe jam ballëlartë. Kurrë në jetën time nuk kam për të qenë më i mirë se ai”, ka rrëfyer Cen Murataj.

“Që Admiri është përdorur, ky është një detaj që do i qëndroj deri në fund”, vijon më tej i vëllai. /Telegrafi/

TAGS