Rrëfimet e yjeve shqiptarë për Telegrafin: Si ishte për ta viti 2018?

Rrëfimet e yjeve shqiptarë për Telegrafin: Si ishte për ta viti 2018?

Viti 2018 ka qenë një vit i ndryshimeve në estradës. Nëse një vit më parë as nuk njiheshin, 2018-ta solli në skenë plot artistë të rinj të cilët bënë “boom” në skenën shqiptare, dhe i mbushën sallat e koncerteve plot.

Megjithatë bazuar në numrin e madh të këngëtarëve, duke se tregu i muzikës ka vend të mjaftueshëm për të gjithë.

Telegrafi ka pyetur disa nga artistët më në zë të këtij viti se si ka qenë 2018-ta për ta, dhe ju sjellim në vazhdim prononcimet ekskluzive të secilit prej tyre.

Tayna (Foto: Tayna/Instagram)

Ka qenë vit shumë i mirë edhe i angazhuar. Pak i lodhshëm, ama gjithçka ia ka vlejtur. Ka qenë viti i realizimit të synimeve të mia, tash imagjinoni sa i mirë mund të ketë qenë.

Rina Balaj (Foto: Rina Balaj/Instagram)

Mundem të them se ka qenë viti më i mirë në gjithë jetën time, sa i përket anës profesionale.

2po2 (Foto: 2po2/Instagram)

Viti 2018 ka qenë vit i mirë, vit i pushimit e i reflektimit të një të kaluare të ngarkuar. Profesionalisht 2018 ka qenë e qetë, më pak koncerte dhe krijimtari artistike. Në të njëjtën kohë një rimbushje baterish dhe duke e përfunduar me një këngë dhe video nga përjetime e mia që u nda me dashamirët e këngëve të mia dhe që u prit jashtëzakonisht mirë në mes të mjegullës që ekziston në përgjithësi në muzikën shqiptare.

Morena Taraku (Foto: Morena Taraku/Instagram)

Ky vit ka qenë më i bukur se të gjitha vitet tjera. Pash gjithë maskat fallco të atyre që uroja vetëm t’i shihja, dhe njëkohësisht vazhdova të iu fal më shumë dashuri atyre që e meritojnë.

Blero (Foto: Blero/Instagram)

Ka qenë një vit i suksesshëm me shumë punë, duke shpresuar se do të bëhet edhe më mirë në vitin 2019.

Agon Amiga (Foto: Agon Amiga/Instagram)

Viti 2018 ka sjell shumë ndryshime në jetën profesionale dhe private. Jam falënderues për gjithë mikpritjen e gjitha projekteve solo dhe bashkëpunimet. Kjo më jep fuqinë që të vazhdoj me të njëjtën energji edhe në vitin 2019. Ky vit më ka plotësuar shumë me momentin kur ka ardhur në jetë djali im. Është viti i cili gjithmonë do të ketë një rëndësi të veçantë për mua.

Lyrical Son (Foto: Lyrical Son/Instagram)

Viti 2018 ka qenë një vit me shumë angazhime, me shumë punë njashtu edhe suksese. Në aspektin profesional, si PINT, po presim që vitin e ardhshëm të sjellim në treg albumin “United States of America”, për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë.

Capital T (Foto: Capital T/Instagram)

Një vit i ngarkuar me shumë punë dhe projekte të reja që janë pritur kryesisht mirë nga publiku. Gati për të vazhduar me të njëjtin itensitet në vitin 2019.

Butrint Imeri (Foto: Butrint Imeri/Instagram)

Vit i suksesshëm. I kënaqur s’jam kurrë unë, gjithmonë kërkoj më shumë, kam bërë shumë projekte, por po i lë hapësirë projekteve më shumë në mes vete, në mënyrë që të promovohen më shumë, dhe jam shumë i ri që të nxitohem shumë, por sidoqoftë me atë që kam bërë, jam shumë i kënaqur, veç tash presim për të ardhmen ende më shumë…

Arta Bajrami (Foto: Arta Bajrami/Instagram)

Viti 2018 ka qen një vit përghithsisht i qetë. Nuk ka ndodhur gjëra të mëdha që ti mbash mend tëre jetën. Në aspektin profesional ka ndodh transformimi im në një këngëtare e zhanrit popullor me finalizimin e albumit prej 16 këngësh popullore-folklorike. Album ky dedikuar babait tim ku edhe këndoj një nga këngët e tij të preferuara “rrehi teli”. Ja vlen ta dëgjoni dhe të me jepni feed-back se si ju është dukur që e kam kënduar.

Vesa Luma (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Një vit i qetë, por që 2019-a do të shënojë rikthimin tim në muzikë, ndaj jam gati për t’ju spalosur projektet e mi të reja.

Skivi (Foto: Skivi/Instagram)

Një vit me shumë punë, ku edhe sukseset nuk munguan. Megjithatë ju premtoj se në vitin 2019 do të vijë edhe me më shumë të reja në muzikë. /Telegrafi/

TAGS