Rrëfimi për mesfushorin e Newcastle, Miguel Almiron – versioni i vërtetë i Santiago Munez te filmi ‘GOAL’: Vjen nga SHBA-të, është latin, ka punuar kamerier dhe kopshtar

Që nga ardhja e tij nga Atlanta United në janar, shumë njerëz e kanë krahasuar blerjen më të shtrenjtë  të Newcastle në histori, Miguel Almironin, me karakterin imagjinar dhe heroin e filmit ‘Goal’, Santiago Munez, ku kanë të drejt për një sërë arsyesh.

Kush e pëlqen futbollin dhe është fans i këtij sporti është e pamundur të mos e ketë parë filmin ‘Goal’, ku një emigrant nga SHBA-të vjen te klubi i Newcastle.

Almiron e ka bërë kalimin nga SHBA-të dhe po provon të fitojë zemrat e tifozëve të Newcastle, ashtu si Munez, kur Glen Foy, një ish-futbollist skocez dhe skaut, e zbuloi atë duke luajtur për një klub amator në Los Anxhelos.

Lexo po ashtu:

Por lojtari i Rafael Benitez erdhi për një rekord prej 21 milionë funte ë u paguan për paraguaianin, i cili shënoi 21 gola në 62 ndeshje në MLS.

Ai i bëri përshtypje në debutimit e tij nga minuta e parë ndaj Huddersfield dhe kishte një efekt pozitiv në skuadër.

Por cilat janë ngjashmëritë mes lojtarit dhe heroit të filmit ‘Goal’.

Munez dhe Almiron vijnë nga Amerika Latine, por sipas Capital North East , 25-vjeçari ka punuar në një restorant kinez, kur ishte më i ri, ashtu si Munez.

Po ashtu Almiron punonte me babanë e tij në kopshtari kur kishte kohë.

Shumë njerëz në mediat sociale i kanë krahasuar karakterin e filmit Santiago Munez me lojtarin e Newcastle për këto arsye.

Lexo po ashtu:

Tifozët e Newcastle janë të kënaqur me mënyrën se si Almiron luan dje po gjendet në jetën e qytetit.

“Ai luajti shumë mirë (të shtunën), e dinim se mund të na jepte ritmin dhe energjinë dhe këtë e bëri. Gjithçka që prisnim prej tij, ai e bëri dhe e bëri më mirë”, ka thënë Benitez.

Miguel Almiron. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Tani pyetjet e tifozëve janë: A do të na dërgojë në Ligën e Kampionëve? A do të përfundojë në Real Madrid, si Santiago Munez?

Gjithçka mbetet të shihet, por rrallë herë ndodh që ngjarja të vije pas filmit, sikurse në rastin e Almiron. /Telegrafi/

TAGS