Rreh me çekiç kushëririn! Prangoset Vladimir Gjuta, i akuzuari për tritolin ndaj babait të Tahirit

Rreh me çekiç kushëririn! Prangoset Vladimir Gjuta, i akuzuari për tritolin ndaj babait të Tahirit

Vladimir Gjuta, një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës.

Këtë herë për dhunë. Gjuta është arrestuar pasi akuzohet se ka rrahur keq kushëririn e tij me çekiç.

Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici. Kjo e fundit është vënë në lëvizje dhe e ka shoqëruar në paraburgim.

Burime për Panorama të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit.

Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Por në 2016, ai u arrestua edhe një herë tjetër, pasi rrahu babain.

“Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit”, njoftonte asokohe policia e Tiranës.