Rrëqethëse: Kushëriri ia tregon me fjalë, tifozi i verbër e ka Liverpoolin si dritën e jetës

Rrëqethëse: Kushëriri ia tregon me fjalë, tifozi i verbër e ka Liverpoolin si dritën e jetës
12:41 | 16 Maj 2019

Mike Kearney do të ishte tifozi që do të merrte vëmendjen e gjithë Evropës, në dhjetorin e vitit 2018.

Teksa Liverpooli, skuadra e tij e zemrës ndeshej me Napolin, kamera do të fokusonte tifozin e verbër që festonte si i çmendur për golin e Mohamed Salah.

Këtë herë është vetë klubi i anglezëve që i kushton vëmendje të veçantë këtij tifozi, duke ndjekur gjithçka nga reagimi i Kearney, përcjell lajmi.net.

Në stadium shkon gjithmonë me kushuririn, Stephen Garcia, që ka për të detyrë t’i përshkruaj të gjitha ato që ndodhin në fushën e lojës.

Përjetimi mbetet i njëjtë nga të dy, madje kjo mund të shihet lehtësisht edhe në përballjen e fundit të kampionatit ndaj Wolvesit.

Padyshim video që do të shihnin më poshtë është rrënqethëse, me Mike Kearney që dritën e vetme të jetës ka një ekip futbolli, Liverpoolin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS