Rrëshqet dheu në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, lëndohet një person

Rrëshqet dheu në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, lëndohet një person

Një person sot rreth orës 14:00 ka marr lëndime trupore, pasi ka qenë duke punuar në një kanal, i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 14:00 është marrë informata për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

TAGS