Rreziqet nga sëmundja e artritit reumatoid

Rreziqet nga sëmundja e artritit reumatoid

Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune që mund të shkaktojë dhimbje dhe dëmtim në të gjithë trupin. Kjo sëmundje kronike prek rreth 1 për qind të popullsisë në të gjithë botën, derisa në Kosovë dinë shumë pak rreth saj, raporton emisioni #gjesi në T7.

Gazetare: Syzana Hajradini

Në gjuhën mjekësore, artriti nënkupton inflamim të një pjese në nyje ose rreth saj, duke shkaktuar dhimbje, shtangie dhe ndonjëherë probleme në lëvizje. Disa lloje të artritit mund të prekin, gjithashtu, edhe pjesë të tjera të trupit, si lëkurën dhe organet e brendshme.

Artriti karakterizohet nga një ecuri valë-valë, me periudha acarimi dhe qetësie.

Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Avni Kryeziu, tregon simptomat e para të kësaj sëmundjeje.

Artiti reumatoid më i përhapur është te gratë.

Sidoqoftë, shkaktari i kësaj sëmundjeje është ende i panjohur.

Artriti nuk ka kurë, por ka trajtime që mund të ndihmojnë në menaxhimin e tij. Trajtimet për artritin reumatoid ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes dhe kontrollin e përgjigjes inflamatore.

Nëse nuk diagnostikohet me kohë, kjo sëmundje nuk do ta kursejë asnjë organ pa e prekur, me ç’rast shpeshherë mund të shkaktojë edhe vdekje të pacientit.

Sa i përket kësaj sëmundjeje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë për shërim jashtë Kosovës, pasi që të gjitha shërbimet mund të kryhen edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

TAGS