Rrëzojnë pa kurrfarë arsye të moshuarin që shëtiste me biçikletë, autorët e kësaj vepre të shëmtuar publikojnë videon në internet (Video)

Rrëzojnë pa kurrfarë arsye të moshuarin që shëtiste me biçikletë, autorët e kësaj vepre të shëmtuar publikojnë videon në internet (Video)

Një djalë i ri i cili kishte po shëtitej me shokët me veturë, ka filmuar veten duke e shtyrë dhe përplasur në tokë një burrë që moshuar që ishte duke lëvizur me biçikletë në rrugë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur i riu derisa po lëvizte me veturë, e nxjerr gjysmën e trupit jashtë dritares dhe pa kurrfarë arsye e shtynë burrin e moshuar në biçikletë, i cili rrëzohet keq në asfalt, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Britani dhe është publikuar në Instagram, dhe prej atëherë është shikuar nga më shumë se 160 mijë persona.

Nuk dihet saktë lokacioni ku ka ndodhur ngjarja, por përdoruesit e rrjeteve sociale sugjerojnë se mund të jetë diku në Hertfordshire.

Por, ajo çfarë ka irrituar më shumë të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, është fakti se autorët e kësaj vepre dëgjohen duke qeshur në momentin që rrëzohet i moshuari. /Telegrafi/