Të gjithë ne titullin e lartëpërmendur e thojmë çdo ditë, në formë të këshillës. Jemi të preokupuar me ndodhin që njerëzoren e ka shtangur dhe botës i jep një pamje tjetër. Do të kishim thënë botën të shndëruar në një burg masiv. Të gjitha janë harruar dhe qasja jonë është te ajo më e vogla që syri jonë nuk e sheh. Nga dhjetori i 2019, bota u kap nga ligësia e saj, në fillim gjithçka ishte e thjeshtë dhe në disa raste u konsiderua si një çështje tallëse. Nuk kalon kufij, nuk del jasht kinës ngase ajo është e rrethuar me murin kinez, ishin bisedat e shpeshta! Dihet se identiteti përbëhet nga gjurmët e lëna nga gjuha, feja, ngajrjet e përcjella që na ofron historia, luftërat, pushtimet dhe emigrimet. Sot, ne mendojm për një identitet të ri. Kjo është e pakapshme për disa, për ata që nacionalizmin e mësojnë nëpër skolla si dhe nga ata që udhëheqen nga krenaria personale. Të jemi realist, nacionalizëm për momentin nëpër shkolla nuk ka, ata janë të mbyllura, krenaria personale u zbeh nga frika. Siduket askush nuk ka kohë të merret me këta, ngase kemi pushtues të ri, që përbën edhe fatkeqësin e kësaj bote. Dhe ne nuk duhet të mbetemi vetëm shiques, dhe mos të mërzitemi nga situata e krijuar e të themi: Ç’më duhet mua? Kjo është ngjarje, dhe siç dihet ngjarjet historike kanë gjithmonë pasoja. Ngjarjet, historia, pra e përjetuara e njerëzve mundëson mënyrën e të jetuarit dhe krijimin e marrëdhënieve më të tjerët. Kështu ka qenë deri më sot, me këta hapa është ndërtuar bota. Por nga sot, bota si do jetë, gjërat si do të funksionojnë? Sigurisht që do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, do ketë ndryshime edhe mbrenda vetë shteteve. Italia vendi më i rrezikuar nga virusi në Europë është lënë në mëshirë të fatit, me ndonjë ndihmë minimale nga shtetet tjera. Bashkimi Europian sikur nuk funksionon, të gjithë të mbyllur në kufijt shtetërore të veta. Rri në shpi, familja ambienti më i ngroht është bë më funksional. Bashkimet në familje, që ishte gjë e humbur, disi po funksionojn. Nuk ka kafe dhe darka nëpër lokale të ndryshme. Të gjitha të mbyllura, ashtu siç edhe rrugët e zbrasta, dhe nëse shifet ndonjë njeri ai ec me maskë!
Pra, rrini në shpi duke ndjekur udhëzimet e institucioneve përgjegjëse, mos lëvizni pa nevojë… në këtë rast mos lëvizja i ndihmon shoqërisë!
Në këto momente nuk duhet harruar Krijuesin, Atij duhet lutur dhe ndihmë kërkuar: O Zot bëne të nesërmen më të mirë!
Agim Jakupi