Rrihen mes babë e djalë në Ferizaj

Rrihen mes babë e djalë në Ferizaj

Babë e djalë pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në Ferizaj.

Sipas raportit policorë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një shufër metali dhe një thikë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet. /Telegrafi/

TAGS