Rrini larg përdorimit të pastës së dhëmbëve për të trajtuar djegien

Rrini larg përdorimit të pastës së dhëmbëve për të trajtuar djegien
Tash esht Koha

Kur vjen puna tek kursimi i parave në kujdesin ndaj lëkures, shumë njerëz kërkojnë zgjidhje në kushte shtëpie.

Sidoqoftë, përdorimi i këtyre metodave në kushte shtëpie, shumë shpesh mund të shkaktojnë më shumë dëme se  dobi. Një nga këto receta shtëpiake, është përdorimi i pastës së dhëmbëve për të trajtuar djegien e lëkurën dhe për të qetësuar skuqjen që djegia shkakton.

Fatkeqësisht, përdorimi i saj në trajtimin e djegies bënë më shumë dëme se se dobi.  Pastat e ditëve të sotme, janë të mbushura me kimikale dhe përbërës të tjerë artificial. Përderisa këto kimikale mund të bëjnë mrekulli për dhëmbët tuaj, për lëkurën janë shkatërrues! Përbërja e tyre e rëndë, dëmton dhe irriton lëkurën.

Krahas pastës së dhëmëbëve, në lëkurën e djegurnuk duhet të përdoret as qumështiapo margarina. Sipas ekspertëve, përdorimi i pastës në lëkurë të dëmtuar mund të lë shenja në lëkurë. Në vend të përdorimit të këtyre metodave të pa aprovuara, mënyra e duhur do të ishte të përdorni ujë të ftohtë. /gazeta express

Tash esht Koha
TAGS