Rriten kërkesat për blerjen e druve për ngrohje

Me uljen e temperaturave dhe me afrimin e sezonit të dimrit është rritur edhe kërkesa për sigurimin e druve për dimër. Banorët të cilët nuk kanë arritur në kohë të furnizohen, tani kanë vërshuar depot e druve. Çmimi për një metër kub dru, në fillim të sezonit kapte shifrën rreth 3 mijë denarë, ndërsa tani kjo shifër është shtuar në rreth 4 mijë. Banorët të cilët janë përcaktuar që si lëndë për ngrohje të përdorin drurin thonë se çmimet janë paksa të larta por se alternativat tjera si energjia elektrike apo lëndët e tjera djegëse do të ishin edhe më të papërballueshme për buxhetin e tyre familjar.

Druri i ahut i blerë në depo 3800 denarë për një metër kub, ndërsa dushku 3600 denarë për një metër kub.

TAGS