Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 98 të infektuar së fundmi teksa dje kishte 68. Po ashtu si dje dhe sot ka pasur vetëm një viktimë, teksa Kosova vijon me rritjen e rasteve të COVID-19 dhe situatën paraqitet shqetësuese.
Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar që si opsion për Kosovën mund të jetë edhe mbyllja totale në rast se shifrat agravojnë.