Rritja e rrogave për 3.000 të punësuar në kulturë/ Asaf Ademi: Në të shkuar edhe një premtim i realizuar

Rritja e rrogave për 3.000 të punësuar në kulturë/ Asaf Ademi: Në të shkuar edhe një premtim i realizuar

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi informacionin për nivelizim të rrogave të punësuarëve në institucionet e lëmisë së kulturës, sipas veprimtarive.

Me këtë vendim, 2899 persona të punësuar në kulturë do të kenë rritje të rrogës duke filluar nga rroga e muajit prill të vitit 2019.

Me nivelizimin e rrogave janë përfshirë të gjithë të punësuarit në kulturë, respektivisht të punësuarit në entet nacionale dhe lokale nga lëmia e kulturës. Ky shtë projekti kapital i ministrit në dorëheqje Asaf Ademi, njoftojnë ga Ministria e kulturës.

Në të shkuar edhe një premtim i realizuar 😊. Nivelizohen rrogat e punonjësve në sferën e kulturës. Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi informatën për nivelizim të rrogave për të punësuarit në institucionet kulturore, sipas veprimtarive. 2899 të punësuar do të kenë rroga më të larta duke filluar nga rroga e muajit Prill! Urime“, shkruan Ministri i Kulturës në largim nga radhët e Alternativës, Asaf Ademi.

Me këtë vendim, mes tjerash do t’i vendoset fund diskriminimit mbi 20 vjeçar të aktorëve shqiptarë, të cilët deri tani mesatarisht kanë marrë 200 euro rrogë më të ulët se kolegët e tyre maqedonas, njoftojnë aktorë të Teatrit Shqiptar në Shkup.

Edhe kryeministri Zoran Zaev ka uruar punetoret e kultures dhe artistet pas kalimit te ketsaj informate ne qeveri.

“Uroj të punësuarit e kulturës dhe artistëve për këtë meritë, vazhdojmë”, ka shkruar Zaev në facebook.