Të paktën 10.000 akte të pretenduara të dhunës policore nuk raportohen çdo vit në Gjermani, vlerësoi një studim i ri i paraqitur sot.
Sipas studimit të specialistëve në universitetin e Ruhr Bochumit, për secilin rast të dyshuar, të paktën pesë të tjerë nuk raportohen.
Ky është hulumtimi i parë për dhunën e paligjshme të policisë në Gjermani.
Rreth 3.400 viktima të supozuara ndaj dhunës së paligjshme të policisë dhanë informacione për studimin që ende vazhdon.
Sipas statistikave zyrtare, prokurorët hetojnë rreth 4 000 oficerë policie çdo vit, ku ka mbi 2.000 raste të dyshuara.
Profesori i universitetit të Ruhr Bochumit, Tobias Singelnstein, tha për DPA se raporti i vlerësuar 1 me 5 është i përmbajtur, pasi studimi në të vërtetë tregoi një raport 1 me 6.
Kriminologu hodhi poshtë sugjerimet se të anketuarit mund të kenë pasur akuza të rreme në polici.