Rrjeti “masakron” ish-zonjën e parë të Francës/ Karla Bruni shtiret sikur i merret fryma dhe kollitet

Rrjeti “masakron” ish-zonjën e parë të Francës/ Karla Bruni shtiret sikur i merret fryma dhe kollitet

Tallja e pavend dhe shume fyese eshte quajtur veprimi i bere nga ish-zonja e parë franceze, lidhur me masat e marra për koronavirusin. Ish-zonja e parë franceze, Carla Burni, pak ditë më parë në “Instagram”, publikoi një mesazh mbështetjeje për “bashkatdhetarët” italianë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.





Po vetëm pak ditë më parë, sipas “Dagospia”, në mes të javës franceze të modës, vetë Carla Bruni improvizoi nje situate, qe  quajt e turpshme dhe për t’u dënuar. Dhe mbi të gjitha me presidentin e “LVMH Fashion Group”, Sidney Toledano.

Kur Bruni pa Toledano-n mes fotografëve dhe gazetarëve, ajo vrapoi ta takonte për ta puthur.

Dhe ai shtoi: “Sigurisht, le të puthemi, le të mos jemi budallenj! Ne jemi të brezit të vjetër! Ne nuk kemi frikë nga asgjë, nuk jemi feministë dhe nuk kemi frikë nga koronavirusi. Nada!”.

Por nuk ka mbaruar këtu: Bruni gjithashtu simuloi një krizë të frymëmarrjes, me kollë, e cila u quajt një tallje me ata që janë përlotur, që kishin frikë nga emergjenca, nga pandemia, vdekja që e ka përfshirë të gjithë Italinë dhe botën. Video është postuar nga “Libero Quotidiano”.

TAGS