Një kamion për pastrimin e borës sot rreth orës 14:00 është rrotulluar në vendin ku edhe po punonte, në Boge të Rugovës.
Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa në këtë aksident dy persona janë lënduar lehtë.
Mësohet se njëri ndër të lënduarit është edhe vozitësi i kamionit. /Telegrafi/